Vendet e BE-së rrëzojnë planin Merkel-Macron për bisedime me Rusinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Plani i propozuar i Gjermanisë dhe Francës për rinisjen e bisedimeve me presidentin Vladimir Putin është kundërshtuar fuqishëm në samitin e Bashkimit Evropian, që rezultoi të premten me një vendim për më shumë sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

Këtë propozim, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e propozuan në përpjekjen për t’i bindnin vendet anëtare të bllokut për bisedime me Putinin, pas samitit të Joe Bidenit me presidentin rus gjatë javës së kaluar.

Mirëpo, ideja është hedhur poshtë nga Polonia dhe shtetet baltike, nën justifikimin se bisedimet me Putinin nuk do të ndryshonin sjelljen e Kremlinit. Merkeli, që po merrte pjesë për herë të fundit në Samit si kancelare e Gjermanisë, ka specifikuar se bisedimet me Putinin kurrë nuk kanë qenë të lehta.

Mirëpo në vend të këtyre bisedimeve, për të cilat ka bërë thirrje kancelarja gjermane, 27 vendet anëtare të BE-së u pajtuan për ashpërsimin e qëndrimeve karshi Rusisë.

Përveç debatit për Rusinë, liderët e BE-së kanë adresuar kritika të ashpra edhe në adresë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, sherri i një ligji që e ndalon përmbajtjen homoseksuale në sistemin arsimor.

Share This Article