“Vendet e QUINT-it më kërkuan të insistoj”, Vuçiç: Prishtina nuk ka bërë asgjë në lidhje me Asociacionin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ka mohuar pajtimin e tij me Marrëveshjen e Ohrit në të cilën një prej pikave është se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por theksoi se Prishtina nuk ka bërë asgjë në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

I pyetur nga mediat serbe pse vendi i tij tani po kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nëse është pajtuar me të duke pranuar Marrëveshjen e Ohrit, Vuçiç tha se një pjesë të marrëveshjes nuk do ta zbatojnë.

“Për atë nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit kam folur në Kuvend. Në fjalimin tim të parë pas Ohrit kam thënë që në parim e pranojmë, por për disa gjëra nuk do ta nënshkruaj”, tha ai.

“Para së gjithash, kjo është për shkak të anëtarësimit Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha ai. Ai zbuloi gjithashtu se vendet e QUINT-it i kanë kërkuar që të Presidenti serb insistojë më shumë në krijimin e Asociacionit.

Share This Article