ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video) 6 minutes ago
Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij 14 minutes ago
Thirrjet e Partisë Laburiste për t’u ribashkuar me bashkimin doganor të BE-së do të bëhen më të vështira për t’u rezistuar nga Starmer. 21 minutes ago
Keir Starmer tha se lidhjet më të ngushta tregtare me BE-në janë ‘domosdoshmëri strategjike’ për firmat e Mbretërisë së Bashkuar. 27 minutes ago
Trump emëron të dërguar special në Groenlandë, Danimarka thërret ambasadorin e SHBA për sqarime 31 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Vendet evropiane kufizime udhëtimesh me Britaninë për shkak të një lloji të ri koronavirusi

albnews by albnews
20 December, 2020
in UK
0
Vendet evropiane kufizime udhëtimesh me Britaninë për shkak të një lloji të ri koronavirusi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Disa vende evropiane vendosën sot kufizime të reja për udhëtimet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të shqetësimeve rreth një lloji të ri koronavirusi që po përhapet atje me shpejtësi.

Belgjika tha se do të mbyllë kufijtë e saj për trenat dhe avionët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar ndërsa Holanda gjithashtu pezulloi fluturimet. Italia tha se po planifikonte një masë të ngjashme.

RelatedPosts

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij

Thirrjet e Partisë Laburiste për t’u ribashkuar me bashkimin doganor të BE-së do të bëhen më të vështira për t’u rezistuar nga Starmer.

Keir Starmer tha se lidhjet më të ngushta tregtare me BE-në janë ‘domosdoshmëri strategjike’ për firmat e Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe Gjermania mund të vendosë kufizime për fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika e Jugut – e cila gjithashtu ka zbuluar një variant të ri të koronavirusit, tha një zyrtar gjerman.

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe shkencëtarët njoftuan të shtunën se lloji i ri i virusit kishte çuar në rritjen e infektimeve.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shtrëngoi kufizimet për Londrën dhe zonat përreth duke bërë që miliona njerëz të anulonin planet për festat e Krishtlindjeve.

Britania jep alarmin

Varianti i ri u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvilloi një mbledhje të kabinetit të premten ndërkohë që po shtohet alarmi për kërcënimin nga ky mutacion, i cili është pagëzuar me inicialet VUI -202012/01. Zoti Johnson tha në një konferencë për shtyp të shtunën se nuk ka ende prova që vaksinat ekzistuese nuk japin efekt përballë këtij varianti, por shtoi “Ka shumë të panjohura ende”.

Ai vuri në dukje se variant i ri është deri në 70% më ngjitës se variantet e mëparshme.

Udhëheqësi britanik njoftoi një mbyllje thuajse të plotë të Londrës dhe Anglisë juglindore, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda. Të gjithë dyqanet për artikuj jo të domosdoshëm janë të mbyllur dhe nuk lejohet lëvizja e banorëve nga Londra për në një pjesë të madhe të Anglisë juglindore dhe anasjelltas.

“Nuk mund të vazhdojmë me planet e mëparshme të Krishtlindjes” tha ai duke theksuar se lehtësimi i rregulloreve që ishte njoftuar për festa do të anulohet. Në Londër dhe Anglinë juglindore familjet nuk lejohen të shoqërohen ose vizitojnë familje të tjera për festën. Në pjesën tjetër të vendit, vetëm për Krishtlindje lejohet festimi bashkarisht për deri në tre familje së bashku.

“Duhet të theksoj se sa e komplikuar është puna për të sqaruar këtë situatë, për të kuptuar se çfarë ndodh,” tha për BBC-në zëvendës drejtori i Laboratorit Evropian për Biologjinë Molekulare, Ewan Birney.

Ministri i shëndetësisë Matt Hancock tha më herët se varianti i ri mund të jetë faktor në përhapjen më të shpejtë të koronavirusit në Anglinë juglindore dhe Londër, por nuk ka prova që sugjerojnë se shkakton sëmundje më të rëndë apo se u reziston vaksinave që sapo janë miratuar në SHBA dhe Britani.

Zyrtari më i lartë mjekësor britanik Chris Whitty, tha se Britania kishte njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për faktin se varianti i ri është më ngjitës. “Nuk ka aktualisht prova që tregojnë se ky mutacion ka ritme më të larta vdekshmërie apo se u reziston më shumë vaksinave ose mjekimeve. Po vazhdon punë urgjente për ta analizuar këtë,” tha ai përmes një deklarate.

Jeremy Farrar, drejtor i grupit Wellcome Trust dhe këshilltar për qeverinë paralajmëroi të shtunën se situata ishte shqetësuese. “Varianti i ri i COVID-19 është shqetësues dhe shkak real për alarm dhe vigjilencë më të madhe. Kërkimet vazhdojnë për të kuptuar por është e nevojshme të veprojmë pa vonesë. Nuk ka cep të Britanisë apo globit që nuk duhet të shqetësohet. Situata është e brishtë”.

Zoti Johnson zhvilloi bisedime emergjente me ministrat e parë të qeverive të Skocisë dhe Uellsit.

Varianti i ri i virusit përmban 23 mutacione, përfshirë në proteinën që i mundëson këtij patogjeni të penetrojë në qelizat e njeriut dhe të shumohet. Që nga shfaqja e virusit në Wuhan të Kinës janë shfaqur shumë mutacione. Virologët thonë se pjesa më e madhe e mutacioneve është evolim normal i virusit, por në disa raste mund të rezultojë në shtim të kapacitetit për infektim.

Sipas këshilltarëve shkencorë të qeverisë, variant i ri po bëhet shumë shpejt virusi dominues dhe se mund të jetë i pranishëm në disa vende.

Puna për të kuptuar këtë variant të ri vazhon thotë Mark Walport, anëtar i grupit këshillimor.

“Pa diskutim që duket e mundshme që ky virus përcillet më lehtë. Kjo e bën distancimin fizik edhe më kritik,” shtoi ai.

Shkencëtarët thonë se do të duhen dy javë për të kuptuar se si reagon ky virus ndaj vaksinës, por virologët shpresojnë se nuk do të jetë sjellë ulje të mbrojtjes imunitare për organizmin.

Spitalet në Angli po regjistrojnë shifra rekord pacientësh me COVID-19. Rreth 38 milionë vetë në Angli janë nën urdhra të rrepta izolimi. Masat e reja e vënë këtë rajon praktikisht nën urdhra mbylljeje thuajse të plotë, gjë që zoti Johnson kishte thënë disa ditë më parë se do të përpiqej ta shmangte me çdo mënyrë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video)

Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video)

23 December, 2025
Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij

23 December, 2025
Thirrjet e Partisë Laburiste për t’u ribashkuar me bashkimin doganor të BE-së do të bëhen më të vështira për t’u rezistuar nga Starmer.

Thirrjet e Partisë Laburiste për t’u ribashkuar me bashkimin doganor të BE-së do të bëhen më të vështira për t’u rezistuar nga Starmer.

23 December, 2025
Keir Starmer tha se lidhjet më të ngushta tregtare me BE-në janë ‘domosdoshmëri strategjike’ për firmat e Mbretërisë së Bashkuar.

Keir Starmer tha se lidhjet më të ngushta tregtare me BE-në janë ‘domosdoshmëri strategjike’ për firmat e Mbretërisë së Bashkuar.

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result