Vendet evropiane vendosin kufizime të reja përballë valës së dytë të Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belgjika, Danimarka, Italia dhe Sllovenia ishin mes vendeve europiane, që vendosën sot kufizime të reja, në një përpjekje për të përmbajtur valën e dytë të COVID-19 nga shërbimet e mbingarkuara të shëndetit publik.

Qeveria belge urdhëroi të gjitha baret, kafenetë dhe restorantet të mbyllen dhe vendosi një shtetrrethim nate, duke filluar të hënën.

Puna në distancë është e detyrueshme, kur është e mundur.

Në Itali, ku shifrat ditore të infektimeve u rritën mbi 20 000 raste, për herë të parë të dielën, kryeministri Giuseppe Conte urdhëroi mbylljen e bareve dhe restoranteve nga ora 18:00.

Kufizimet përfshijnë, gjithashtu, mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe sallave të koncerteve, një ndalim total për tifozët në stadiumet e futbollit dhe mësim në internet për të paktën 75 % të studentëve të shkollës së mesme.

Sllovenia po zgjeron përpjekjen e saj për të frenuar virusin me një ndalim të udhëtimit midis bashkive.

Sipas qeverisë sllovene, masa do të jetë në fuqi për të paktën shtatë ditë, në të gjithë vendin.

Danimarka nga sot ndalon shitjen e alkoolit gjatë natës, si edhe vuri kufi për pjesëmarrjen në tubime.

Share This Article