ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 6 hours ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 6 hours ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 6 hours ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 6 hours ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Vendet skeptike të BE-së, pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën

albnews by albnews
10 February, 2020
in Kosova
0
Rama: Vetoja për liberalizimin e vizave me Kosovën, e padrejtë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Metodologjia e re për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nga shoqëria civile shihet si frenim i zgjerimit dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por jo edhe pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo metodologji që u miratua më 5 shkurt (2020), ka për qëllim rivendosjen e perspektivës së besueshme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

RelatedPosts

Sulmi ndaj ujësjellësit, Kurti: Qëllimi ishte destabilizimi i Kosovës

Analiza: Viti i humbur legjislativ në Kosovë

Takohen komandantët e ushtrisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës: Bashkëpunimi ynë, prioritet strategjik kombëtar

Pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, vlerësojnë se e njëjta nuk mund të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë sa mund të ndikojë skepticizmi te disa shtete anëtare të BE-së, si Franca e Holanda, të cilat nuk janë pajtuar deri më tani për futjen në agjendë të çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Arbresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova tashmë i ka përmbushur kushtet e kërkuara për liberalizim dhe se metodologjia e re e Komisionit Evropian, nuk mund të ndikojë në këtë proces.

Ajo çfarë u ka mbetur institucioneve të Kosovës sipas saj, është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kosova sipas Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, në të kaluarën është konsideruar se i ka përmbushur të gjitha kriteret, përkundër faktit që nevojitet të bëhet ende punë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos atij të profilit të lartë. Por, mbetet që të binden vendet skeptike, të cilat kanë penguar deri më tash liberalizimin e vizave, në mënyrë që liberalizimi i vizave të ndodh”, thotë Loxha.

Visar Xhambazi nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), thotë se liberalizimi i vizave është proces i ndarë dhe se është drejt finalizimit.

“Ky proces, pak a shumë është i mbyllur, pritet vetëm konfirmimi i vendeve anëtare dhe të procedohet tutje, sepse sipas Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kjo normalisht nuk do të ketë kurrfarë ndikimi”, thotë Xhambazi.

Xhambazi thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse qeveria e re e shfuqizon tarifën 100 për qind të vendosur për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, liberalizimi do të mund të ndodhte më shpejt. Sipas tij, ky do të ishte një hap pozitiv dhe do të ndikonte në politik-bërjen e BE-së.

“Normalisht që do të pritet me pozitivitet në qoftë se tërhiqet taksa sepse nuk ka më asnjë argument se pse duhet të stagnojë liberalizimi i vizave apo edhe negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Xhambazi.

Sa i përket dinamikës dhe kohës, drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arebresha Loxha, nuk pret që liberalizimi të ndodhë në gjysmën e parë të këtij viti.

“Unë nuk pres që kjo të ndodh në presidencën e Kroacisë, por mund të jemi ndoshta më pozitiv që kjo do të ndodhte në presidencën e gjermanëve, të cilët e marrin atë pas qershorit kur të përfundon presidenca ose lidershipi i Kroacisë”, thotë Loxha.

Për liberalizimin e vizave për Kosovën foli edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, i cili në fund të muajit të kaluar ishte për vizitë në Prishtinë.

Ai tha se “nuk mund të garantojë asgjë pasi që vendimi merret nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”.

Derisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shprehu zhgënjimin me mungesën e vendimit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se “Kosova është padrejtësisht e anashkaluar, pasi Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që nevojiten për liberalizim të vizave”.

Për tri vjet rresht, liberalizimi i vizave për Kosovën ishte kushtëzuar nga BE-ja me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Por, edhe pse Kuvendi i Kosovës, ndonëse me tri vjet vonesë arriti ta ratifikonte demarkacionin, BE-ja më pas nuk arriti konsensusin e brendshëm për t’ua hequr vizat qytetarëve të Kosovës./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result