Të jesh vegjetarian përcakton në kontekstin e të ushqyerit njerëzor, një grup praktikash të ndryshme dietike që përjashtojnë nga dieta mishin dhe çdo produkt tjetër shtazor.
Ato vendosen në bazë të arsyeve etike, mjedisore, fetare, higjienike ose shëndetësore. Por cilat janë vendet me përqindjen më të lartë të vegjetarianëve të raportuar në mbarë botën?
Australia – Australia po rritet vazhdimisht me numrin e vegjetarianëve ku mendohet se rreth 5.5% e popullsisë totale janë vegjetarianë.
Irlanda – Rreth 6% e popullsisë irlandeze i preferojnë të jenë vegjetarian.
Brazil – Brazili është i vetmi komb i Amerikës së Jugut që hyn në këtë listë, me një normë vegjetariane prej 8%.
Mbretëria e Bashkuar – Në Mbretërinë e Bashkuar vlerësimi i vegjetarianëve është rreth 9% e popullsisë, një numër që është vazhdimisht në rritje.
Gjermani – Popullsia gjermane është 9% vegjetariane.
Austria – Austria ka një normë vegjetariane prej rreth 9%.
Italia – Italia ka një përqindje vegjetarianësh të barabartë me 10% të popullsisë.
Tajvan – Tajvani ka një normë vegjetariane prej 12% të popullsisë.
Izraeli- Në Izrael 13% e popullsisë është vegjetariane.
India – India renditet e para në botë me 38% të popullsisë së përgjithshme. Shmangia e produkteve shtazore nuk lidhet më me kuzhinën Ayurvedike të Indisë apo me motive fetare./WorldAtlas/