Vendet vakante në “Kushtetuese”,Kim-kandidatëve:Shqipëria ka nevojë për ju

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, ka reaguar përsëri në lidhje vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Kim ka përshëndetur thirrjen e KLGJ për plotësimin e vendeve vakante, pasi ky do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadorja e mbyll reagimin e saj duke iu drejtuar gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun se” “Shqipëria ka nevojë për ju”.

 “Është mirë që KLGJ (pas HPC) po vepron për të mbështetur stabilitetin në karrierë për gjyqtarët e vettingut që aplikojnë për 2 vendet e hapura të Gjykatës Kushtetuese. Shpresojmë se kjo do të inkurajojë më shumë gjyqtarë që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju”, shkruan Yuri Kim.

Share This Article