Zvicra do të ishte vendi më i sigurt në rast të një sulmi bërthamor. Edhe pse nuk ka bërë kurrë një luftë, të paktën në shekullin XX-XXI, Konfederata Zvicerane krenohet me një numër të lartë të bunkerëve antiatomikë saqë, në rast të një sulmi bërthamor ose aksidenti, do të ishte i vetmi komb i aftë për shpëtuar të gjithë popullsinë.
Të kesh një vend strehimi është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën zvicerane. Nenet 60 dhe 61 të ligjit federal për mbrojtjen civile thonë: “Çdo banor duhet të ketë një strehë (vend të mbrojtur) pranë shtëpisë së tij” dhe “Në komunat ku numri i vendeve të mbrojtura është i pamjaftueshëm, pronarët që ndërtojnë ndërtesa banimi kërkohet të ndërtojnë një strehë dhe ta pajisin atë. Nëse nuk u kërkohet të ndërtojnë strehimore, paguajnë një kontribut zëvendësues”.
Zvicra ka rreth 365,000 strehimore private dhe publike, në gjendje të ofrojnë mbrojtje për mbi 9 milionë njerëz, duke mbuluar më shumë se 104% të popullsisë (8.6 milionë banorë). Është një rast unik. Pas Zvicrës janë Suedia me 70% dhe Finlanda me 62%. Në Austrinë fqinje bunkerët do të shpëtonin 30% të banorëve, në Gjermani vetëm 3%.