Vendi i parë në Evropë që shpall fundin e epidemisë së koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sllovenia shpalli zyrtarisht fundin e epidemisë së koronavirusit duke u bërë vendi i parë në Evropë që e mori një vendim të tillë.

Autoritetet regjistruan më pak se shtatë raste të reja në ditë, në dy javët e fundit.

Njerëzit të cilët arrijnë në Slloveni nga vendet e tjera të BE-së nuk do të duhet më të zbatojnë një karantinë të detyrueshme për të paktën shtatë ditë, siç ka ndodhur që nga fillimi i prillit, thuhet në njoftimin e qeverisë sllovene.

Por, ata që hyjnë në Slloveni nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, me përjashtim të diplomatëve, duhet të hyjnë në karantinë në periudhë prej 14 ditësh.

Vendi me dy milionë banorë deri më tani ka regjistruar 1.464 të infektuar dhe 103 viktima.

Share This Article