Vendi ku oligarkët rusë po fshehin jahtet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Oligarkët rusë janë bërë një nga shënjestrat kryesore të sanksioneve ekonomike të aplikuara nga Perëndimi ndaj ekonomisë ruse.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, pasanikët më të mëdhenj të Rusisë janë përpjekur të heqin të gjitha pronat dhe asetet e tyre financiare nga vendet që kanë sanksionuar Rusinë. Shtetet e Bashkuara, për shembull, njoftuan ngrirjen e pasurive të oligarkëve që bashkëpunuan me Kremlinin.

Britania e Madhe bëri të njëjtën gjë me gjashtë manjatë të tjerë rusë, duke përfshirë Roman Abramovich. Ish-pronari i Chelsea u largua nga klubi londinez marsin e kaluar dhe nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në procesin e shitjes për shkak të sanksioneve të vendosura nga qeveria e Boris Johnson.

Zëvendësuesi i tij do të jetë Todd Boehly, i cili shpreson se Premier League do t’i japë dritën jeshile propozimit të tij për të blerë Chelsea.

Sa i përket vendeve ku oligarkët kanë dërguar të gjitha pasuritë e tyre për të shmangur çdo embargo, Mali i Zi dhe Ishujt Maldive ishin të parat.

Të dy territoret nuk kanë një traktat ekstradimi të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara, ndaj u lanë jashtë sanksioneve të aplikuara nga Perëndimi ndaj Rusisë. Megjithatë, ekziston një vend i tretë që pret deri në pesë superjahte luksoze.

Ky vend është Turqia.

Ndryshe nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Turqia refuzoi t’i bashkohet sanksioneve të aplikuara ndaj Rusisë. Gjithashtu, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vepruar si ndërmjetës mes Rusisë dhe Ukrainës në një nga samitet e fundit që të dyja vendet mbajtën në Stamboll, javën e fundit të marsit.

Share This Article