ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video) 1 hour ago
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi 1 hour ago
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur 1 hour ago
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë? 1 hour ago
Gjykata Federale urdhëron administratën Trump të tërheqë Gardën nga Uashingtoni 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Vendi ku uji sfidon gravitetin

albnews by albnews
25 June, 2022
in Bota
0
Vendi ku uji sfidon gravitetin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në pallatin e famshëm Alhambra të Granadës në Spanjë, një vepër hidraulike 1000-vjeçare ende u bën përshtypje inxhinierëve sot. Në atë kohë, ishte një nga rrjetet hidraulike më të sofistikuara në botë, në gjendje të sfidonte gravitetin dhe të ngrinte ujin nga lumi gati një kilometër më poshtë.

Për mijëvjeçarë, qytetet e mëdha janë ngritur në brigjet e lumenjve, liqeneve dhe deteve. Edhe Granada, u zhvillua përgjatë lumenjve Darro dhe Genil. Për sundimtarët islamikë që kontrollonin dikur Granadën dhe pjesë të tjera të Spanjës për gati 800 vjet, uji luante një funksion madhor në shoqëri, jo vetëm për mbijetesë, por edhe për qëllime fetare dhe estetike.

RelatedPosts

Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave

“Turizmi snajper” në Sarajevë, presidenti serb përballet me padi ligjore

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

Shatërvanët publikë, të zbukuruar me pllaka qeramike, vazhdojnë të jenë të shumtë në rrugët e qyteteve andaluziane. Ata vendoseshin pranë xhamive për të marrë abdes, ose pranë portave të qytetit për të shuar etjen e udhëtarëve. Përveçse në ambiente publike, edhe në oborret e shtëpive spanjolle ishin të shumtë shatërvanët, pishinat, çezmat, pellgjet etj.

Mirëpo nuk ishte gjithmonë kështu. Historianët besojnë se Alhambra u krijua si një kështjellë në shekullin e 9-të nga Sawwar ben Hamdun, gjatë luftërave midis myslimanëve dhe të krishterëve që u konvertuan në islam. Megjithatë, deri në shekullin e 13-të, inxhinierët u përpoqën shumë për të sfiduar vendndodhjen dhe relievin e vështirë të Alhambrës në Kodrën Sabika, duke e shndërruar atë në një qytet të banueshëm, me akses në ujë të freskët të rrjedhshëm.

Maurët e hershëm përdornin “acequia“ të thjeshta, ose kanale të vogla, për shekuj me radhë, bazuar në teknikat e ujitjes që kishin mësuar nga persianët dhe romakët, gjatë zgjerimit të tyre në Gadishullin Iberik. Mirëpo risia ishte të projektonin një kanal që do të transportonte ujë 6 km nga lumi më i afërt, dhe më pas ta ngjisnin në oborret, kopshtet dhe banjat e tyre. Një “azud”, ose digë, u ndërtua për të devijuar rrjedhën e lumit, duke e transportuar atë në shpatin e kodrës dhe më pas duke e shpërndarë ujin në kanale më të vogla, si dhe një mori tubash në një rrjet të ndërthurur në mënyrë të përsosur.

Me kalimin e kohës, sistemi i ujitjes së qytetit u zgjerua. U ndërtuan më shumë kanale uji dhe “alberka” (pishina të mëdha), si dhe u shtuan cisterna për të mbledhur ujin e shiut. Më vonë, një kanal tjetër u shkëput nga ujësjellësi kryesor, duke e çuar ujin edhe më lart për të ujitur pemishtet.

Sot të gjithë këto shatërvanë dhe kanale shihen si objekte të mirëfillta arti. I tillë është “Shatërvani i Luanëve” i ndërtuar me mermer të bardhë dhe i rrethuar nga kolona të gdhendura me zbukurime. Po ashtu, shumë i famshëm është edhe “Shatërvani i Lotëve”, pjesë e statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pas shekullit të 20, fatkeqësisht, i gjithë ky sistem i transportimit të ujit, u dëmtua dhe nuk u mirëmbajt më, ndaj aktualisht organizata të ndryshme po përpiqen të restaurojnë dhe të vënë sërish në funksion këtë ujësjellës unik.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

21 November, 2025
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

21 November, 2025
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

21 November, 2025
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result