ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video) 2 minutes ago
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë 8 minutes ago
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina 10 minutes ago
Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve  11 minutes ago
Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë 24 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Vendim i qeverisë, mbyllet kolegji turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”

albnews by albnews
22 September, 2022
in Albania
0
Vendim i qeverisë, mbyllet kolegji turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”, i cili zhvillon mësimin në gjuhë të huaj .

Ky institucion arsimor,  i cili prej 26 vitesh operon në vendin tonë, sipas vendimt të sotëm të marrë nga Këshilli i Ministrave duhet të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm për transferim, të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve si dhe të kthejë të gjitha pagesat e kryera nga prindërit nëse ka.

RelatedPosts

U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina

Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve 

Sakaq, sipas VKM-së, institucioni arsimor vendor, duhet të ngrejë grup pune brenda 3 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” si dhe të marrë masat për transferimin e nxënësve në shkolla të tjera.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Vendim për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 42 e 70, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

Vendosi”

  1. Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i licencuar me vendimin nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, për nivelin e arsimit të mesëm të lartë, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj.
  2. Institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” ka këto detyrime:
  3. a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;
  4. b) Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi;
  5. c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit;

ç) Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;

  1. d) Të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor të gjithë dokumentacionin që disponon, si dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, një kopje të dokumentacionit dhe të procesverbalit të dorëzimit të tij, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
  2. Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet shkolla, ka për detyrë:
  3. a) të ngrejë grup pune brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”;
  4. b) të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor;
  5. c) të administrojë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga ky institucion arsimor privat parauniversitar.
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

21 December, 2025
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 December, 2025
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina

21 December, 2025
Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve 

Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve 

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result