Vendim: Si do të votojnë të infektuarit me COVID-19 në zgjedhjet e 29 nëntorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar udhëzimin administrativ i cili do të përcaktojë mënyrën e regjistrimit të votuesve të infektuar me Covid-19 dhe atyre që janë në vetizolim.

KQZ-ja do të pranojë të dhënat e personave të infektuar me Covid-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Lista do të përfshijë votuesit të cilët sipas udhëzimeve shëndetësore në ditën e zgjedhjeve nuk lejohen të dalin për të votuar në vendvotim, për shkak të masave të vetizolimit.

KQZ-ja do të formojë një ekip lëvizës i cili do të përbëhet nga katër anëtarë.

Pjesë e këtij ekipi do të jenë kryesuesi dhe dy anëtarë të emëruar nga KQZ-ja, ndërsa anëtari i katërt do të jetë një punëtor shëndetësor i caktuar nga Ministria e Shëndetësis.

Share This Article