VENDIMI/ Belinda Balluku shton emrin e motrës së saj, Pamela Qirko për t’u trajtuar si VIP në Aeroportin e Rinasit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka firmosur një vendim për të shtuar edhe emrin e motrës së saj, Pamela Qirko, kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të përdorur një nga tre sallat VIP të aeroportit “Nënë Tereza”.

Vendimi është marrë në dhjetor të vitit të kaluar, por është botuar vetëm dje në Fletoren Zyrtare.

Në vendim thuhet se sallën B të VIP-ave të Aeroportit “Nënë Tereza” mund ta përdorin, përveç kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Ministrave, deputetëve dhe ish Presidentëve, edhe Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko.

Share This Article