ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 8 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 8 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 8 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 8 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vendimi i Bundestagut, Kodheli: Nuk janë kushte shtesë thellimi dhe zgjerimi i reformës

albnews by albnews
27 September, 2019
in Albania
0
Vendimi i Bundestagut, Kodheli: Nuk janë kushte shtesë thellimi dhe zgjerimi i reformës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, deklaroi sot se “Shqipëria duhet të jetë e fokusuar në detyrat e shtëpisë të lëna nga Bundestagu gjerman. Ka 2-3 pika të rëndësishme që duhet të përmbushen para hapjes së negociatave dhe të tjera që duhet të përmbushen pas hapjes së negociatave”.

Në një studio televizive, Kodheli tha se “kushtet janë të lidhura me njëra tjetrën, sepse nëse thuhet se duhet të formatohet tërësisht Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, kjo lidhet me faktin që ata që nuk kanë kaluar Vetingun gjykatës apo prokurorë, duhet të tejçohet me tej procesi dhe të mos lihen vetëm me moskalim Vetingu, por edhe të gjykohen”.

RelatedPosts

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

Gara për Bashkinë e Tiranës, Luçiano Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane

“Gjërat janë të lidhura pikat e fundit në listimin e 9 kërkesave janë absolutisht vazhdim thellim i reformave tashmë të nisura, nuk duhet të kishim asnjë çudi dhe koment politik negativ lidhur me një gjë që ne jemi më interesuar se kushdo që të bëhet”, – tha Kodheli.

Sipas saj, këto nuk janë kushte shtesë thellimi dhe zgjerimi i reformës ku ne kemi hyrë tashmë.

“Reformat nuk duhet vetëm të ceken ato duhet të thellohen, sepse mund te ndodhe që të kemi edhe eksperienca negative”, – tha Kodheli.

Duke folur për Maqedoninë e Veriut, Kodheli theksoi se “ajo e plotësoi çështjen e emrit, por do ti kërkohen më tej të gjitha thellimet e reformave që i kërkohen Shqipërisë, sepse të tilla i kërkohen edhe Rumanisë, Bullgarisë edhe Italisë, që është një vend themelues i BE-së kur të lidhet me deficitin buxhetor, sepse BE me të gjitha strukturat e mekanizmat e veta është një trup i gjallë”.

Kodheli u shpreh se “e kam ndjekur me vëmendje debatin politik mbrëmë në Bundestag, ku ka pasur parlamentarë gjermanë që kanë qenë absolutisht pro dhe në favor pa kushte fare, ashtu siç ka pasur të tjerë që kanë qenë skeptikë”.

Lidhur me zgjedhjet e qershorit, Kodheli tha se “me sa jam informuar Gjykata Kushtetuese do të jetë e formuar deri në fund të tetorit dhe do pritet një gjykim i saj për zgjedhjet. Këto zgjedhje kanë qenë të rregullta, korrekte, fakti që sot ka një tryezë për diskutimin e kodit zgjedhor, tregon që zotërinjtë kanë reflektuar”.

Ajo e konsideroi një gafë të madhe largimin e opozitës nga parlamenti dhe mosmarrjen pjesë të tyre në zgjedhje./ATSH/ 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result