Në Çim Peka Live, ish-kryeministri Berisha, ndërsa komentoi për ndalimin që I është bërë atij dhe familjes së tij nga Departamenti Amerikan I Shtetit, tha ndër të tjera se kjo nuk e cënon aspak marrëdhënien e tij me SHBA dhe përkudrazi ai do të luftojë edhe më shumë për forcimin e raporteve midis dy vendeve.
Berisha u ndal edhe te fjalimi i tij në vitin 1991 gjatë takimit në Tiranë me sekretarin Amerikan të Shtetit, James Baker, që e quan fjalimin e jetës.
‘Hisrtoku im më SHBA buron, i ka rrënjët në një besim timin të thellë dhe pavarësisht nga të gjitha dramat e mëdha në shekuj të këtij kombi, përsëri ky komb ka vokacion perendimi.
Dhe në fjalën time me 22 dhjetor, një nga tezat e mia të atij fjalimi, që është kryefjalimi i jetës sime, që ka qenë që Partia Demokratike do të jetë parti e vokacionit perëndimor, pavarësisht e shekujve në Lindje, 5 shekujt në Perandorinë Osmane, i ndarë midis Bizantit dhe Romës, e ndarë Kisha në dy nënndarje të madhe, por shqiptarët pjesë e madhe e Biazantit, përsëri rilindasit e kanë meritën e jashtëzakonshme sepse ata dokrtirnën e shqiptarizmës e formuluan si doktrinë perëndimore.
Pavarësisht se Sami Frashëri ishte gjeni i Perandorisë nga ana intelektuale, përsëri nga kryeqyteti i Perandorisë dhe nga qendrat e tjera formuluan vokacionin perëndimor të shqiptarëve duke qëmtuar, rrëmoje, deri sa ta vijë në piedestal.
Ndaj edhe në këtë aspekt shqiptarët nuk i detyrohen asnjë kombi tjetër sa i detyrohen kombit amerikan.
Jam krenar që u bëra interes i këtij vokacionit i popullit shqiptar.
Kur ka ardh në vitztën e tij, unë isha kryetar i opozitës, Jim Baker thotë kam ardhur me ftesë të z. Berisha.
Në atë takim më pyeti; Sali a ka rënë komunizmi?
Dhe unë i thashë; Komunizmi ka rënë, por mbetjet e tij janë toksikë.
Absolutisht pa i heq asnjë gërmë.
Edhe sot që jam shpallur, do punoj më gjithë mundësitë e mia që ato marrëdhënie të konsolidhohen gjithëmonë e më shumë.
Këtë që ndodhi, unë kam bërë veprimet e mia.
Veprimi im është si në materia, i bazuar në keqinformimin e sekretarit Blinken sepse unë nuk besoj që ai vëtë të jetë angazhuar vetë për shqyrtimin e dosjeve, nga lobimi hakmarrës i vetë Edi Ramës më multimiliaderin Soros, që është padiskutim një nga njerëzit më të fuqishëm jashtë poltikës.
Është miliardiateri që përdor miliardiat e tij për pushtet poltik të tij.’