Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn.
Dumani tha se vendimi i gjykatës nuk ka lidhje me çështjen që SPAK ndjek penalisht për Veliajn.
Ai nënvizon se, vendimi i Kushtetueses nuk ka ndikim në hetimet e SPAK për Veliajn apo masën e sigurisë.
“Gjykata Kushtetuese ka patur në shqyrtim një objekt tjetër shkarkimin dhe dekretin e Presidentit. Nuk ka lidhje me çështjen që ndjekim ne penalisht, nuk ka ndikim në hetimet tona apo masën e sigurisë që rëndon ndaj zotit Veliaj.
Nuk dua të futem në detaje është gjykata që vendos nëse vazhdojnë apo jo të qëndrojnë kriteret për masën e sigurisë. Është ajo që shprehet”, tha Dumani.
Dumani është shprehur se prokurorët e SPAK marrin kërcënime nga format më të ndryshme nga krimin i organizuar.
Ai është shprehur se kërcënimet janë nga ato me jetë deri te atentatet.
“Është pjesë e raportit që është publikuar na faqen zyrtare të prokurorisë. Nëse shkojmë te krimi kërcënimet janë të shpeshta. Niveli i kërcënimeve rritet. Ku ka patur vend kemi referuar materiale.
Ka forma të ndryshme për të shkuar një kërcënim te prokurori. Janë përmes telefonatave apo familjarë apo vetë prokurorët, kërcënime me jetë dhe plane për realizimin atenat ndaj prokurorëve.
Hetimet për rastet kryhen nga prokurori të tjera. Ka patur mjaft të dhëna për të shkuar në prokurori”, tha Dumani.
