Vendimi i KQZ për Kajmakun, Basha: Zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri kujdestare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar vendimin e KQZ për heqjen e mandatit të Agim Kajmakut, pas hetimeve që rezultuan se ai kishte fshehur dënimin e tij në Greqi.

Sipas Bashës, Agim Kajmaku “është dhe një poshtërim për gjithë shqiptarët të cilët shkëlqejnë kudo në botë por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë, nga trafikantë, nga hajdutë, që e kanë vendin në burg e jo në qeverisje”.

Kryetari i PD thotë se “për këdo që ka patur dyshime apo ka menduar që 2013 apo 2015, 2017 janë rastësi, tani ka provat që kjo ka qenë një skemë e mirëmenduar e Ramës për t’i dorëzuar pushtin krimit prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin”.

Basha përsëriti sërish kërkesën për zgjedhje të parakohshme, me një qeveri të përkohshme për të garantuar sipas tij votën e shqiptarëve.

“Zgjidhja e vetme është t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve, t’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve, me zgjedhje të parakohshme parlamentare, me një qeveri kujdestare që do garantojë votën e tyre”, u shpreh Basha./ATSH/

Share This Article