ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne Uk 8 hours ago
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë 8 hours ago
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  8 hours ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 8 hours ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Vendimi i Kurtit për targat, SHBA sërish e zhgënjyer. Serbia: Është një mashtrim

albnews by albnews
29 October, 2022
in Kosova
0
Vendimi i Kurtit për targat, SHBA sërish e zhgënjyer. Serbia: Është një mashtrim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, e ka cilësuar një mashtrim vendimin e Prishtinës për targat. “Çdo lloj krize dhe tensioni në Kosovë dhe Metohi u shmang vetëm falë sjelljes së përgjegjshme të popullit tonë atje dhe presidentit Vuçiç.

Prandaj nuk ka asnjë nënshtrim ndaj mashtrimit që Kurti po përpiqet të bëjë përmes këtij vendimi, duke pretenduar se është i gatshëm për kompromis. Gjithçka po bëhet në kuadër të qëllimit afatgjatë të dëbimit të popullit serb nga Kosova, dhe Beogradi nuk do ta lejojë këtë”, ishin fjalët e Petkoviç.

RelatedPosts

Kosova e “mbytur” në import

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë

Kosovë, prokuroria në gatishmëri për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, 80 prokurorë dhe zyrtarë për ruajtjen e votës

Kryeministri Albin Kurti tha se për planin e ri për targat ka informuar edhe përfaqësuesit e QUINT-it, me të cilët ka biseduar para mbledhjes së Qeverisë. Por, pas bërjes publike të vendimit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara u shprehën të zhgënjyera me mosshtyrjen me 10 muaj të afatit për riregjistrim. “Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për të bërë një gjë të tillë nga partnerët ndërkombëtarë”, u tha në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti njoftoi se zbatimi i saj do të bëhet në tre faza, duke e shtrirë efektin final deri në muajin prill të vitit 2023. “Deri më 21 nëntor do të jetë masa a qortimit. Nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj. Më 21 prill s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë kosovare njoftoi se ky vendim erdhi pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, të cilët kishin qenë të një qëndrimi më të butë: “Natyrisht që qëndrimi, ideja e tyre ka qenë që gjithçka të spostohet në kohë për më shumë muaj, por ne besojmë që kjo është zgjidhja më e mirë. Me ç’rast ata natyrisht që nuk e dinin këtë propozim tonin paraprakisht, patën disa pyetje dhe më pastaj thanë që u nevojitet të konsultohen me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë vendim tonin, i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë”.

31 tetori ishte afati që ishte përcaktuar për të futur në fuqi këtë marrëveshje, ku deri më tani ishin regjistruar vetëm 20 automjete me targën RKS.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne Uk

Titujt e Gazetave ne Uk

9 November, 2025
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

9 November, 2025
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

9 November, 2025
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result