Vendimi për negociatat, Rama: Në tetor mund të ndodhë gjithçka

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk përjashton asnjë skenar për muajin tetor kur Këshilli Evropian do të marrë vendim për negociatat.

Sipas kryeministrit, vendimi i tetorit nuk lidhet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por është vendim politik që lidhet me të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Gjithçka mund të ndodhë në tetor, unë nuk përjashtoj asgjë”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë dha një përgjigje edhe mbi disa raportime të mediave greke se Athina do të vendosë kusht ndaj Shqipërisë për negociatat, respektimin e të drejtave të minoritetit.

“Minoriteti grek është i parë si pjesë integrale e padyshimtë e bashkëjetesës tonë, edhe si pasuri, si urë lidhëse. Asnjëherë nuk ka pasur tendencë negative ndaj minoritetit grek”, tha Rama./tch

Share This Article