Vendimi për Teatrin, Berisha: Kushtetuesja bëri drejtësi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ligjin special për Teatrin Kombëtar, duke shfuqizuar kalimin  e pronësisë së truallit nga ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës.

Gjykata pezulloi ndërtimin e teatrit të ri, ndërsa lidhur me shembjen nuk u mor vendim pasi nuk siguroi dot numrin e duhur të votave 5.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thekson se GJK bëri sot drejtësi. Ish-kryeministri shkruan se ky vendim i dha mësimin e merituar kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesmenit Fusha.

Reagimi i plotë:

Aleanca qytetare ngadhenjeu mbi drogen, krimin e bandes Rama-Veliaj-Fusha!

Miq, Gjykata Kushtetuese sot beri drejtesine.

Ndaj le tju percjellim nje pershendetje te perzemert heronjve te Aleances Qytetare qe me qendresen e tyre epike u dhane mesimin e merituar balozeve te droges dhe krimit kombetar dhe europian Rama -Veliaj-Fusha.

Kjo bande kriminale duhet te pesoje sa me pare nga qytetaret fatin qe ata i rezervuan Teatrit Kombetar.

Ajo duhet te shkaterrohet dhe arkivohet sa me pare ne analet e barbareve te civilizimit. Teatri duhet te rindertohet nga e para ashtu siç ishte, per te rivendosur ne pjedestalin e merituar vleren e tij kombetare te pavdekshme por dhe si monument i shpirtit te pamposhtur te mbrojtesve te tij heroik! sb

Share This Article