Vendimi për Teatrin Kombëtar, Basha: Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ‘Çështjen e Teatrit’. Basha thotë se Gjykata Kushtetuese foli, ndërsa tanimë radhën e ka SPAK.

“Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK!”, shkruan Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

Kujtojmë se sot, Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht padinë e ngritur nga Presidenca. Kushtetuesja vendosi të pezullojë ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, si dhe të shfuqizojë vendimin e Këshillit të Ministrave, për t’ia kaluar në pronësi teatrin Bashkisë.

Sipas Kushtetueses, ligji për “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe cenon parimin e shtetit të së drejtës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fposts%2F4346801695370978&width=500&show_text=true&height=442&appId
Share This Article