ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën 7 hours ago
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim 9 hours ago
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja 9 hours ago
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 9 hours ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vendimi për Teatrin/ Pano Soko: Ata që shkelën Kushtetutën të ndiqen penalisht

albnews by albnews
2 July, 2021
in Albania
0
Vendimi për Teatrin/ Pano Soko: Ata që shkelën Kushtetutën të ndiqen penalisht
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Soko shkruan se bazuar në vendimin e GJK, ata që kanë shkelur Kushtetutën duhet të dëmshpërblejnë shtetin për sasinë e parave publike që janë shpërdoruar, të riparojnë dëmin fizik që Vendimi anti-kushtetues prodhoi dhe të përgjigjen penalisht me dënime siç i parashikon ligji.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar. Soko e vë theksin në pikën 3 që shpall të paligjshëm Vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë, ku shprehet se çdo veprim që ka ardhur si pasojë e tij, është i jashtëligjshëm.

RelatedPosts

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, Soko shkruan se bazuar në vendimin e GJK, ata që kanë shkelur Kushtetutën duhet të dëmshpërblejnë shtetin për sasinë e parave publike që janë shpërdoruar, të riparojnë dëmin fizik që Vendimi anti-kushtetues prodhoi dhe të përgjigjen penalisht me dënime siç i parashikon ligji.

Reagimi i plotë i Pano Sokos:

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të paligjshëm Vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Rrjedhimisht çdo veprim që ka ardhur si pasojë e tij, është i jashtëligjshëm. Që nga Vendimi i Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit, Vendimi për ndërtimin e një Teatri të Ri etj.. me arsyetimin e thjeshtë që Bashkia Tiranë nuk mund të marrë një vendim për një pronë që s’është e saj.

Bashkia Tiranë ka të drejtë mbi Teatrin, sa ç’ka Bashkia e Urës Vajgurore (psh) – gjithmonë sipas Gjykatës Kushtetuese.

Nëse do ta kishte pronë të saj, Bashkia kishte të drejtë ta prishte Teatrin. Gjykata Kushtetuese tha sot se Teatri Kombëtar nuk është pronë e Bashkisë Tiranë. Pra çdo vendimmarrje mbi Tetarin është shkelje e ligjit.

Bazuar në këtë Vendim të GJK, ata që kanë shkelur Kushtetutën duhet:

1.Të dëmshpërblejnë shtetin për sasinë e parave publike që janë shpërdoruar, bazuar në një Vendim anti-kushtetues

2.Të riparojnë dëmin fizik që Vendimi anti-kushtetues prodhoi, duke e rindërtuar dhe një herë Teatrin siç ishte dhe ku ishte (natyrisht jo me parà publike, por personale)

3.Të përgjigjen penalisht me dënime siç i parashikon ligji, për shkeljet e bëra.

Këto më sipër nuk janë asgjë më shumë nga ajo që, sipas ligjit, paguan/përgjigjet çdo punonjës shteti kur shkel qoftë edhe një Udhëzim të thjeshtë ministri.

Në rasti tonë është shkelur Kushtetuta!

Janë prodhuar pasoja financiare, kulturore, historike, arkitekturore. Minimalisht përgjegjësit duhet të përgjigjen sikur të kenë shkelur një Udhëzim të thjeshtë.

Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

6 October, 2025
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

6 October, 2025
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

6 October, 2025
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result