Vendimi që mori Gjermania për Kosovën dhe Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor nga sot hyjnë në listën e shteteve me rrezik të lartë për përhapje të koronavirusit.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia nga e diela kategorizohen si shtete me rrezik të lartë për përhapje të koronavirusit për Gjermaninë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Robert Koch, vetëm Kosova bën përjashtim nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

DW raporton se zonat me rrezik të lartë janë vendet ose rajonet ku numri i të infektuarve gjatë shtatë ditëve të kaluara ka qenë mbi 100 për çdo 1000 banorë. Ky është kriteri kryesor, por ka edhe të tjerë, si shpejtësia e lartë e përhapjes, shkalla e shtrimit në spital ose shkalla e ulët e testimit.

Share This Article