Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar.
I pranishëm në këtë takim ishte dhe Edmond Tupja ku foli rreth situatës së rrezikshme në të cilën ndodhet vendi jonë.
Ai tha se “Rama e konsideron vendin si pronë e tij dhe na konsideron ne pra popullin e tij si bujkrobin e tij”.
Madje ai u shpreh se Ramës nuk i thotë dot as zoti kryeministër pasi sipas tij “zoti kryeministër se është fjalë e shenjtë se tregon se e vlerësojmë atë njeri”.
Edmond Tupja: Atdheu është në rrezik, ka kohë që është në rrezik. Nuk e di është lajthitje e historisë a nuk e di çfarë. Këtu kemi një regjim kreu i të cilit e konsideron vendin si pronë e tij dhe na konsideron ne pra popullin e tij si bujkrobin e tij. Duhet punuar në kuptimin e ndërgjegjes sociale. Teksa dëgjoja lajmet në një program televiziv në një rrjet të persekutuar prej kohësh tha do të flasim si do të mirëmbajmë thonjtë. Kryesorja ishin thonjtë. Unë e kuptoj që janë pjesë e trupit të ndihmojnë të kruash kokën siç e kruan kryeministri se nuk mund ti them zoti kryeministër se është fjalë e shenjtë se tregon se e vlerësojmë atë njeri. Thonjtë janë të rëndësishme për të kruar kokrrën a mjekrën se kështu fillon kruarja e tij nga koka te mjekra dhe poshtë ekuatorit të trupit njerëzor.
“Kjo gjallesë kërkon të vrasë gjithë gjallesat e tjera dhe po të mos e sensibilizojmë opinionin publik për dramaticitetin e situatës ku ndodhemi e ardhmja do të bëhet sa vjen e më e zezë.”, u shpreh Tupja.