Vendosën arkivolin para Drejtorisë së Policisë në Durrës, arrestohen organizatorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës, pas akuzave për organizim manifestimi të paligjshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, edhe pse ishin në dijeni se këto aktivitete nuk lejohen për shkak të masave pandemike, ata kanë vijuar me protestën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik“”, njoftohet.

Të rinjtë durrsakë dje protestuan në një mënyrë më origjinale, duke mbajtur në krah një arkivol ku shkruhej: “Who’s next (Kush është i rradhës?)

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Ora news/

Share This Article