Vendoset për seancën e cila do të shpërndajë Kuvendit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka thirrur Kryesinë e Kuvendit për të hënën dhe në agjendë të diskutimit do të jetë shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, që do të nënkuptojë edhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Kjo mbledhje do të ketë dy pika të rendit të ditës, që janë “miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e mëparshme, dhe përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI”, raporton Koha.net.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare, ka kërkuar nga bartësi i koalicionit fitues (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate ), i zgjedhjeve të fundit, Kadri Veseli, që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në letrën e presidentit Thaçi drejtuar Veselit thuhet se si “koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Por, para se të shqyrtonte kërkesën e Thaçit, kryeparlamentari Veseli thirri mbledhjen e kryesisë së Kuvendit në të cilën temë diskutimi ishte shpërndarja e Kuvendit, e që nënkupton shkuarjen e vendit në zgjedhje.

Në ndërkohë, Veseli ia kishte kthyer letrën Thaçit ku i kishte thënë se koalicioni fitues i zgjedhjeve të fundit, që njihej me emrin PAN, nuk kanë një kandidat për ta mandatuar për formimin e Qeverisë.

Mbledhja e kryesisë pritet të mbahet në orën 11:00.

Share This Article