Vendoset pllaka përkujtimore në vendin e rënies së gjeneral Luan Haradinaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot është vendosur pllaka përkujtimore, në vendin ku 22 vite më parë ka rënë heroikisht gjeneral Luan Haradinaj.

Lajmin e ka dhënë Muahmet Bojku, i cili ka postuar disa voto dhe video në rrjete sociale, nga momentet e vendosjes së pllakës në vendin ku 22 vite më parë ra heroikisht gjeneral Luani, derisa ishte nisur që të hynte në Kosovë nga Shqipëria me një grup bashkëluftëtarësh.

Postimi i Bojkut në Facebook:

Sot 04.05.2019
Sot pas 22 vitesh po ndihem shumë mirë qe arrita të vendos këtë pllakë ku ra Gjeneral Luan Haradinaj duke falenderuar mikun tim Naim Spahiun nga Rahoveci që e punoj pllaken gjithashtu për kornizën Avni Dobrunaj dhe Deputetin e Rrepublikës së Kosovës Bekë Berisha, Muharrem Gacaferi, Abdyl Mushkolen, Muhamet J.Spahiun, Shpejtim Blakaj, dhe vëllezërit Halilin e Aliun si dhe Ali Tahirsylaj për mbishkrimin ne pllakë
Lavdi e përjetshme Heroit Luan Haradinaj.

Share This Article