Të gjitha shtetet gjermane kanë bërë të ditura planet për ta bërë të detyrueshme vendosjen e maskave, me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.
Bremeni ka qenë rajoni i parë federal që ka mbështetur masat, pasi Senati i tij ka konfirmuar vendimin të premten.
Vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme kur përdoret transporti publik në gjithë Gjermaninë dhe gati të gjitha shtetet do të marrin vendim për vendosjen e tyre edhe gjatë blerjeve nëpër dyqane.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka rekomanduar fuqishëm vendosjen e tyre javën e kaluar, kur ka lehtësuar masat e izolimit në nivel kombëtar.
Shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme sa u përket udhëzimeve për përdorim të maskave.
Austria i ka bërë ato të detyrueshme gjatë blerjeve nga fillimi i këtij muaji, ndonëse Zvicra ka njoftuar të mërkurën se nuk të kërkojë vendosjen e tyre nga qytetarët, teksa lehtëson masat e izolimit.
Instiuti gjerman, Robert Koch ka konfirmuar për 145,694 persona të prekur dhe 4,879 të infektuar si pasojë e koronavirusit të ri në Gjermani.