Vendvotimet janë hapur në kohë, votimi rrjedh pa probleme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendvotimet janë hapur në kohë, votimi deri në këto momente po rrjedh pa kurrfarë problemi, njoftojnë për MIA nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Zgjedhjet fillojnë në ora 07:00, me hapjen e 3390 vendvotimeve, ndërsa votuesit e 90 vendvotimeve, meqenëse janë më pak se 10 votues, të drejtën e tyre të votës do ta kryejnë në vendvotimin më të afërt. Votimi përfundon në ora 21:00.

Të drejtë vote kanë 1.814.613 votues në gjashtë Njësi Zgjedhore. Votohet për 15 parti dhe koalicione me 1578 kandidatë.

Share This Article