Veniten shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë në rrënojat e Bejrutit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë duke u venitur shpresat në Bejrut për gjetjen e ndonjë personi tjetër të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga shpërthimi masiv i muajit të kaluar.

Punëtorët e ekipeve të kërkim-shpëtimit filluan të kërkojnë në rrënoja pasi një pajisje me sensor dha sinjal për shenja të mundshme të personave të gjallë, shkruan BBC.

Megjithatë, punëtorët kilianë e përfunduan ditën e dytë të kërkimeve pa asnjë rezultat.

Bejruti mbajti një minutë heshtje të premten për ta shënuar njëmujorin e shpërthimit, ku mbetën të vrarë rreth 200 persona.

Mijëra persona të tjerë u lënduan nga shpërthimi që u shkaktua prej 2,750 tonëve të nitratit të amonit, që është lëndë shpërthyese.

Pavarësisht se qeveria libaneze dha dorëheqje disa ditë pas shpërthimit, protestuesit nuk u qetësuan dhe u përplasën me policinë për disa net me radhë.

Sipas zyrtarëve libanezë, një muaj pas shpërthimit, shtatë persona ende mbeten të zhdukur.

Share This Article