Kur kanë kaluar tre ditë nga ngjarja e rëndë në Malin e Zi, ku tre shtetas shqiptarë u dhunuan, Prokuroria themelore në Herceg Novi e cilësoi ngjarjen si vepër penale të sjelljes së dhunshme, raporton Vijesti.
Prokuroria ka deklaruar se personat shqiptarë që u dhunuan janë marrë në pyetje ditën kur ka ndodhur ngjarja dhe se për momentin nuk është privuar liria, por policia po ndërmerr masa për identifikimin e të dyshuarve.
Policia dyshon tre persona nga Herceg Novi janë autorë të sulmit të ndodhur në rrugën kryesore në Zelenika.
Drejtoria e Policisë njoftoi pas ngjarjes se personat e sulmuar nuk ndodheshin në një automjet me targa shqiptare, por shkak i ngjarjes ishte një aksident trafiku.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje dhe siç iu tha TV Vijesti janë duke mbledhur informacione dhe pritet që nesër të bëhen publike.