Vepër unike mbi lashtësinë e rajonit të Pejës

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vepra e autorit prof. dr. Naser Ferrit, me titull “Peja gjatë antikitetit – Peja during Antiquty” përbëhet nga pjesa hyrëse (Hyrje – Introduction, Parathënie – Foreword) dhe katër kapituj tematikë, të cilët janë të ndarë në disa nënkapituj. Teksti prej 396 faqesh është i pajisur me 232 fotografi, ilustrime dhe harta gjeografike përcjellëse dhe është i shoqëruar me aparaturë përkatëse shkencore.

Këta katër kapituj kryesorë janë të shoqëruar me përfundim, me rezyme në gjuhën angleze (Peja during Antiquity, summary), pjesën e shkurtesave e të burimeve dhe të literaturës së përdorur (Abbreviations, Bibliography), me mbi 270 njësi bibliografike në shumë gjuhë botërore që nga ato klasike të botuara gjatë disa shekujve të kaluar e deri tek botimet më të reja të kohës, me tregues të emrave dhe nocioneve (Index of names and terms), tregues të emrave gjeografikë (Index of geographical names), ndërsa në fun d janë shënimet biografike dhe bibliografike për autorin (Biographical and bibliographical informations about author).

Vepra është e konceptuar sipas tërësive tematike kështu që në kapitullin e parë, “Histori dhe arkeologji – History and Archaeology”, janë të përfshira dhe të trajtuara të dhënat arkeologjike, historike, gjeografike dhe të dhënat e tjera relevante (pozita e vendbanimit antik në Pejë në kuadër të sistemit antik të rrjetit të rrugëve gjatë parahistorisë dhe antikitetit që lidhnin veriun e Evropës me Greqinë) dhe në bazë të gjetjeve arkeologjike trajtohen ngjarjet e ndryshme historike (pushtimi romak i Mbretërisë Dardane, rezistenca e dardanëve kundër romakëve e romanizimit, krijimi i provincës së re romake Mezia (Moesia), adaptimi i vendbanimeve pararomake dardane dhe krijimi i qendrave të reja urbane sipas rregullave e normave romake, çështja delikate e statusit dhe emrit të vendbanimit antik në Pejë, zbulimet arkeologjike dhe shumë çështje të tjera nga periudha e disa shekujve të fundit para Krishtit dhe të katër shekujve pas Krishtit.

Në kapitullin e dytë, “Mitologji dhe besime – Mythology and beliefs”, autori ka trajtuar besimet dhe kultet e hyjnive të ndryshme të cilët janë nderuar në rajonin e Pejës së sotme gjatë antikitetit (kultet autoktone pararomake, ato të panteonit zyrtar romak, dhe të kulteve të importuara nga Greqia e Lindja, duke i përfshirë edhe fillet e krishterimit të hershëm. Në këtë kontekst autori i ka trajtuar gjurmët e nderimit të kulteve iliro-dardane Silvanit dhe të Liberit (Dionisit), kultin e kryehyjit romak Jupiter, të ekonomisë e tregtisë (Merkuri), të fatit (Fortuna), të perëndive greko-romake të mjekësisë (Eskulapi, Hygia, Telespori, Herkuli-Herakliu), dhe kultet e perëndive egjiptiane Isis dhe Serapis, pastaj gjurmët e judeo-krishterimit dhe të krishterimit të hershëm.

Në kapitullin e tretë, “Epigrafi – Epi graphy”, autori trajton monumentet epigrafike të karakterit sepulkral e votiv, të cilat janë zbuluar gjatë tre shekujve të fundit në rajonin e gjerë të Pejës (Istog, Klinë, Deçan). Monumentet epigrafike janë të prezantuara në katalog, me tekste latine të zbërthyera, të përkthyera e të komentuara, e pos kësaj autori i ka trajtuar veçanërisht cilësitë e monumenteve mbivarrore, votive dhe të monumenteve epigrafike në objekte publike.

Share This Article