ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 55 minutes ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 58 minutes ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 1 hour ago
Titujt e Gazetave në UK 1 hour ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

“Veprimet e tij janë të dëmshme për Rusinë”, dhjetëra deputetë rusë, letër të hapur Putinit: Jep dorëheqjen!

albnews by albnews
12 September, 2022
in Bota
0
“Veprimet e tij janë të dëmshme për Rusinë”, dhjetëra deputetë rusë, letër të hapur Putinit: Jep dorëheqjen!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dhjetëra deputetë rusë, kryesisht nga Moska dhe Shën Petersburgu, kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit rus Vladimir Putin.

Me anë të një letre të hapur, ligjvënësit rusë kanë kërkuar që lideri të largohet vetë nga detyra, kërkesë kjo e cila vjen mes pretendimeve për manipulim të votave në zgjedhjet lokale dhe rajonale të kësaj fundjave si dhe pas një përparim masiv nga forcat e Kievit që shënuan pengesën më të madhe ende për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

RelatedPosts

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Çfarë dimë për emailet e reja të Epstein që përmendin Trumpin

Nënshkruesit e letrës së hapur, kanë vënë jetën në rrezik me anë të një akti të tillë, pasi pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, një ndryshim legjislacioni nuk lejon asnjë qëndrim kundër ndaj luftës.

“Veprimet e Presidentit Putin janë të dëmshme për të ardhmen e Rusisë dhe qytetarëve të saj. Kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putin nga posti i Presidentit të Federatës Ruse”, thuhet në peticionin e shpërndarë në Tëitter nga Ksenia Torstrem, një deputete për distriktin Semyonovsky të Shën Petersburgut.

Deklarata fillimisht është nënshkruar nga 19 deputetë, ndërsa 84 të tjerë i janë bashkuar letrës së hapur deri tani.

Mbikëqyrësi i pavarur i zgjedhjeve Golos raportoi dhjetëra raste të manipulimit të votave, frikësimit, blerjes së votave dhe keqregjistrimit të votave pasi kandidatët pro-Kremlinit dolën në terren në zgjedhjet lokale dhe rajonale të Rusisë.

Ndërkohë, kundërofensiva ukrainase në rajonin e saj verilindor të Kharkivit, bëri që forcat çlirimtare të Zelenkskyt të rimarrin rreth 3,000 kilometra katrorë tokë të pushtuar më parë nga Moska.

Thirrjet nga deputetët që Putini të tërhiqej fillimisht dolën javën e kaluar pasi Dmitry Palyuga, një deputet nga distrikti Smolninskoye i Shën Petersburgut, i bëri thirrje Dumës së Shtetit të gjykonte presidentin me akuzat për tradhti lidhur me pushtimin e tij në Ukrainë.

Palyuga u thirr në stacionin e policisë me akuza të mundshme për “diskreditim” të ushtrisë ruse, por më vonë u lirua.

(BalkanWeb)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result