Vera pa koncerte dhe festa, miliona euro humbje

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë verë nuk do të ketë koncerte në ambiente te hapura në Europë, dema që vrapojnë në rrugët e Spanjës, apo festë birre në Gjermani.

Koronavirusi ka detyruar shtyrjen e festivaleve më të mëdha në natyrë. Kjo do të sjellë një humbje ekonomike e llogaritur nga qindra miliona.

Një shembull është Festivali Fringe, në Edinburgh, Skoci.  Shefi Ekzekutiv i saj, Shona Mçarthy, zbulon se ndikimi ekonomik për qytetin është rreth 228.5 milion euro çdo vit dhe se shtyrja e këtij viti la rreth 1.7 milion euro deficit në buxhet, sepse ne kemi dashur t’i sigurojmë të gjithë që të mund të rimbursojmë me 100 % të gjithë artistët dhe të gjitha kompanitë që kishin regjistruar.

Edhë festivali Boom, në qytetin e vogël portugez të Idanha-a-Nova është ndikuar nga kjo situatë. Rreth 40,000 pjesëmarrës nga 170 vende kishin blerë bileta për edicionin e këtij viti, por mbylljet e kufijve shtynë gjithçka për në vitin 2021, dukë mos i siguruar Portugalisë për këtë vit, një burim të rëndësishëm të ardhurash.

Artur Mendes, nga Boom Festival, pranon se ata do të kenë humbje prej ‘qindra mijëra eurosh’, por ndikimi i kësaj humbje do të jetë shumë më i gjerë. Siç shpjegon Mendes, në vitin 2018, edicioni i fundit i festivalit pati një ndikim ekonomik prej 56 milion € në Portugali, rreth 2.5 milion € në rajonin Idanha-a-Nova dhe rreth 1.4 milion € në rrethin Castelo Branco.

Festivali, i cili nuk ka sponsora dhe varet ekskluzivisht nga shitja e biletave dhe marrja me qira e hapësirës, ​​është më e ekspozuar ndaj tronditjes ekonomike.

Megjithëse muzika është shumë e ndryshme, vështirësitë e festivalit në Portugali ndahen me Festivalin Jazz të Francës. Me vetëm 17% të fondeve publike, shtyrja e edicionit të këtij viti bëri që të pushohen nga puna pothuajse të gjithë punonjësit e festivalit.

Drejtori Artistik, Benjamin Tanguy, pranon se ‘bilanci buxhetor i organizatës publike bëhet me festivalin, kështu që, nëse një edicion nuk ndodh, sigurisht që ka shqetësim për ekuilibrin ekonomik të festivalit’./Opinion.al

Share This Article