Vermoshi me qendër të re turistike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turizmi malor është një nga prioritetet e sektorit pasi Shqipëria ofron turizëm gjithëvjetor, me ndikim në ekonomi por edhe nxitje për zhvillimin e zonave rurale.

Për ta bërë më të lehtë aksesin në këto zona përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Qeveria ka financuar ngritjen e Qendrave turistike.

Vermoshi gjendet në një distancë prej gati 100 km nga qyteti i Shkodrës në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit. Është fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë. Ai po ashtu është pak kilometra larg nga Gucia në Mal të Zi./ATSH/

Share This Article