Verona nuk e lëshon Kumbullën nën 30 milionë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lazio është në kërkim të një mbrojtësi dhe më i kërkuari mbetet Marash Kumbulla. Sidoqoftë, ende asgjë nuk dihet për të ardhmen e qendërmbrojtësit të Hellas Veronës e Kombëtares së Shqipërisë.

“Il Messaggero” shkruan të enjten se drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare, është duke shikuar një tjetër opsion për mbrojtje, pasi vlera e tij në treg është shumë e madhe.

Verona, sipas mediave italiane, nuk do ta lërë të lirë futbollistin shqiptar nën çmimin e 30 milionë eurove, dhe kjo ka bërë që presidenti Claudio Lotito të tërhiqet nga gara për shërbimet e tij, pavarësisht marrëveshjes personale që e ka arritur me lojtarin.

Kumbulla është vlerësuar sivjet edhe nga shumë njohës të futbollit për paraqitjet e tij të mira me Veronën, në partneritet me Rrahmanin. Ai madje ka shënuar një gol deri tani.

Share This Article