Vërshimet bllokuan rrugët, çifti i ri shkon në dasmë hipur në tenxhere

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një çift indian ka shkuar në vendin ku do të mbahej dasma e tyre përmes një mjeti krejtësisht të pazakontë të udhëtimit – me tenxhere. Këtë e bënë për shkak të vërshimeve që e kanë përfshirë vendin e tyre.

Në rrjete sociale u publikuan pamjet ku burri dhe gruaja shihen duke lundruar me një enë gjigante të bërë nga alumini. Ata ndihmoheshin nga dy burra, që e tërhiqnin enën, ndërsa fotografi i çiftit ecte pak para tyre.

Në pamjet që janë publikuar më vonë, u pa se dhëndri dhe nusja e re kishin mbërritur të sigurt në destinacion – në tempullin e vërshuar pjesërisht në Thalavady, shkruan The Guardian.

“Do të duhej të kishim rezervuar një barkë në vend të veturës”, dëgjohet duke thënë një burrë në prapaskenën e njërës prej videove të publikuara.

Reshjet e dendura gjatë katër ditëve në fundit kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati i tyre, ndërsa shumë ura e rrugë janë shkatërruar nga uji.

Share This Article