Verstappen triumfon në Majemi, mposht Ferrarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fitore e madhe për shpresat e kampionit të botës Max Verstappen për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar.

Holandezi triumfoi në cirkuitin e nxehtë të Majemit në Shtetet e Bashkuara, duke lënë pas dy Ferrarit e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, ndërkohë që shoku i ekipit Sergio Perez siguroi vendin e katërt.

Verstappen përfitoi nga një xhiro të parë fantastike duke marrë komandën e garës për mos ta lënë më. Sërish një garë e vështirë për britanikun Lewis Hamilton, që morri vendin e gjashtë, duke u kaluar edhe nga shoku i tij në Mercedes, George Russell.

Share This Article