Veseli akuzon Qeverinë se po rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, të mbajtur të shtunën ka thënë se është ndjerë i detyruar të thërrasë atë pas “asaj që po ndodh në Veri”.

“Akti i djeshëm i Serbisë, e cila shtriu gjendjen e saj të jashtëzakonshme në pjesë të Kosovës, duke futur me direktiva të Beogradit në karantinë dhe ndarë nga pjesa tjetër e vendit, dy komunat e Republikës së Kosovës, Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin, është cenim i rëndë i sovranitetit”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Qeveria në detyrë, “përveç heshtjes ndaj kësaj situate, ka lënë veriun e vendit dhe tërë qytetaret shqiptarë dhe komuniteteve të tjera jo-serbe, në dorë të një shteti që as nuk i do dhe as nuk i mbron”.

Kreu i PDK-së ka thënë se muaj më parë në Kuvendin e Kosovës “kishte paralajmëruar rrezikun që ky kryeministër do ta kthejë Serbinë në Kosovë”.

“Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që të marrin masa urgjente për ta rikthyer sovranitetin në veri. Po ashtu, pa humbur kohë, kjo situatë e rrezikshme kërkon medoemos mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për ta trajtuar këtë situatë me maksimumin e seriozitetit”, ka thënë ai.

Share This Article