Veseli: Asnjëherë nuk do t’i nënshtrohemi Vuçiçit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në një takim përfaqësuesit e shtetit, që do të jenë pjesë e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se takimi ka dhënë rezultate pozitive, pasi kanë qëndrim unifikues për takimin e Parisit.

Me gjithë këtë, për dallim nga kryeministri Haradinaj, i cili ka shprehur vendim të prerë për masën mbrojtëse, Veseli ka thënë se vendimi për të do të merret në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e Bashkimit Europian.

Veseli ka thënë se pret që SHBA-ja në të ardhmen të ketë një përfshirje më të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve me Serbinë. Kryeparlamentari ka thënë se sovraniteti i Kosovës nuk do të jetë asnjëherë pjesë e diskutimeve.

Share This Article