Veseli: Gjykata ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë e domosdoshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur takime me organizatat të ndryshme që merren me dokumentimin e krimeve të luftës, por edhe me institucione të drejtësisë.

Kryeparlamentari Veseli madje ka folur se gjykata ndërkombëtare që do të gjykojë krimet e Serbisë në Kosovë është e mundshme.

Në një status në Facebook, Veseli tha se këto takime janë pikërisht për këtë qëllim.

“Krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë është i domosdoshëm. Dhe ne, si shtet, kemi obligim ta bëjmë të pashmangshëm. Unë tashmë kam filluar iniciativën për këtë qëllim. Për këtë, sot kam takuar Kryeprokurorin e Shtetit, Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur, si dhe organizatat e shoqërisë civile që kanë punuar me vite të tëra në fushën e drejtësisë tranzicionale”, ka shkruar ai.

Ka disa ditë që Veseli ka nisur një iniciativë të tillë për krimet e Serbisë në Kosovë. Ai madje ju ka dërguar edhe letër parlamenteve të shteteve mike, nga të cilat kërkon të reagojnë për mohimet që Serbia po i bën për masakrat e kryera në Kosovë.

Share This Article