Veseli i përgjigjet Grenellit: Albini është gënjeshtar, plani im i qartë prej janarit 2019

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur të dërguarit të Trumpit për dialogun, Ambasadorit Richard Grenell, i cili i kërkoi përkrahje për heqjen e taksës.

Në përgjigjen e tij të postuar në Twitter, Veseli ka shkruar se Albin Kurti është gënjeshtar. Lideri i PDK-së ka thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019, raporton KTV.

“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli.

Share This Article