Veseli kalon fundjavën në Bjeshkët e Namuna

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka theksuar se është i gëzuar që po sheh se sa është shtuar numri i të rinjve tanë që vendosin të largohen nga rutina e qytetit, për të eksploruar bjeshkët shqiptare, për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur.

“Për fundjavë vendosa të shkoj në Bjeshkët e Namuna duke ngjitur Qafën e Valbonës për të bërë kalimin drejt Thethit. Bukuria magjike e këtyre maleve madhështore, të stolisura me veshjen shumëngjyrëshe të vjeshtës, është një burim i pashtershëm energjie për mua. Jam i gëzuar që po shoh se sa është shtuar numri i të rinjve tanë që vendosin të largohen nga rutina e qytetit për të eksploruar bjeshkët shqiptare e për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur”, ka shkruar Veslei në Facebook./KosovaPress/

Share This Article