Kreu i PDK Kadri Veseli ka folur per herë të parë për marrëveshjen e arritur ditën e djeshme (4 shtator) në Uashington, mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai dha rezervat e tij për marrëveshjen me 16 pika.
“Kosova nuk duhet të lejojë që të kthehet mbrapa. Çdo bisedim duhet ta ketë në konceptin e një marrëveshje e cila është finale, ku nuk cënohet sovraniteti, kushtetuta, dhe sovraniteti I Republikës së Kosovës. Është keqardhje që delegacioni në Uashtington nga bisedime shtetërore i kaloi në bisedime teknike, në bisedime për çështje territori që janë nën menaxhimin e Republikës së Kosovës“.
Nga Hasi i Shqipërisë, Veseli ka nderuar luftëtarët e që i’u bashkuan UÇK-së. Ai ka falenderuar familjen e Sali Jakut, teksa theksoi se përpjekjet për pavarësi janë të shenjta.
‘’Në rradhë të parë i jap nderimet këtij vendi të shenjtë, këtu në Has. Është pjesa e sakrificës, pjesa e besës, pjesa e luftëtarëve, të cilët kanë luftuar së bashku me ne në luftën e UÇK.’’
Ndërsa i pyetur ekskluzivisht nga ‘Ora News’, nëse PDK do të votojë mocionin e LëvizjesVetëvendosje për rëzimin e qeverisë, Veseli tha: ”Ne jemi opozitë”, duke nënkuptuar se do të votojë mocionin.