Veseli në Prekaz: Kosova nuk i frikësohet askujt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova ka rastin më unik në historinë botërore, ku një individ dhe një ngjarje mund ta ketë ndryshuar historinë e kombit të vet.

Veseli këto deklarata i dha gjatë aktivitetit të tij të homazheve në Prekaz në nderë të 21 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari bashkë me familjen e tij.

”Çdo vit vijmë përulemi me krenari para sakrificës së heronjve tanë. Pak ka një histori të popujve që individi dhe një ngjarje mund ta ketë ndryshuar historinë e kombit të vet. Ky është rasti më unik në historinë botërore, Epopeja e UÇK-së me Komandantin legjendar Adem Jashari. Me luftën e tij, qëndrueshmërinë e tij, sakrificën e tij. Sot jemi krenarë, ecim të gjithë së bashku përpara në rrugën e forcimit të shtetit drejt integrimeve euroatlantike”, deklaroi kryeparlamentari.

Më tej Veseli ka folur edhe për orientimin e shtetit, ndërsa tha se Kosova përjetë do të jetë sovrane dhe më e zhvilluar në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

”Nuk ka kush që na del përpara, nuk i frikësohemi askujt dhe Kosova do të jetë përjetë më e zhvilluar më e fuqishme me sovrane, më shtet për faktin se ka orientim të qartë, me partneritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Kosova ka një orientim të qartë të zhvillimit të vet të gjithëmbarshëm por edhe fqinjësisë së
mirë me gjithë fqinjët, ata që duan mirë do të shkojmë mirë, ata që nuk ka
respektojnë as ne s’do t’i respektojmë”, ka përfunduar ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply