Veseli: Prizreni është nyje e kombit tonë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në Prizren është mbajtur ceremonia zyrtare e hapjes së zyrave të Ministrisë, së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri Kujtim Gashi, tha se me hapjen e këtyre zyrave në Prizren, MKRS-ja do të jetë më afër kulturës dhe traditës për t’i mbrojtur ato.

“Sërish Prizreni na u është bashkuar. Kjo është një pjesë e kabinetit tim që tani do të punojnë në Prizren. Në këtë dite dimri, sot kryeqyteti i kulturës merr edhe epitetin administrativ. Pas një rrugëtimi drithërues nga sot MKRS-ja do të jetë afër kulturës e traditës për t’i mbrojtur ato”, ka thënë Gashi.

Në ceremoni, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se Prizreni është vendi që na përfaqëson më së miri ndërkombëtarisht. Sipas tij, Prizreni është interes i një Kosove dhe jo i një partie.

“Ajo që do të ndodh pas sot është kjo, prej sot Prizreni do ta ketë qendrën e vet përderisa ky s’do të jetë i vetmi institucion qe do të ketë Prizreni. Sa herë që pyetem nga ndërkombëtarët se cili është vendi që duhet vizituar në Kosovë, unë i them Prizreni, pasi na përfaqëson më së miri, s’ka vende ku vendet jetojnë etnike dhe ndëretnike. Ky qytet është nyje e kombit tonë, nyje e transformimit të një identiteti të ri. Prizreni është interes i një Kosove dhe jo i një partie”, tha Veseli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply