Veseli: Qeveria mund të bjerë, Bondsteeli jo

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar Kadri Veseli, ka thënë sot në Mitrovicë se çdo qeveri që rrezikon raportet me SHBA-të dhe bazën ushtarake Bondsteel, mund të bjerë.

“Të gjitha Qeveritë mund të ecin, e Bondsteeli jo. Asnjë qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA. Ju e keni vërejt që unë jam tërhequr nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bënë kështu. Kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, deklaroi  Kadri Veseli.

“Serbisë do ti përgjigjemi ashtu si e meriton. Si me tarifë ashtu edhe me reciprocitet. Nuk duhet me marrë këtë pjesë si sherr të vetvetes, se e kanë tepruar disa duke e marrë si individuale. Nuk mundet askush vet me mbrojt Kosovën. Ju kujtohet kur i pata thënë Avduallahut që me na lanë edhe neve me i ndihmu me mbrojt Kosovën. Edhe këta tjerët, njësoj duhet me ditë që më së miri Kosova mbrohet nga të gjithë bashkërisht. Ne politikanët e kemi përgjegjësi me ju përgjigjë qytetarëve, Kushtetutës dhe ligjeve të cilat janë në fuqi. I shenjtë është sovraniteti i Kosovës”, tha Veseli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply