Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në kompleksin Memorial në Marinë.
Pas homazheve Veseli ka folur para mediave së bashku me kryetarët e Skenderajt dhe Drenasit, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, raporton Gazeta Express.
Veseli ka thënë se historia e Kosovës janë të rënët për liri.
“Kjo është historia jonë, kjo është dhimbja dhe krenaria jonë, Serbia do të paguajë për gjenocidin që e ka kryer mbi popullin tonë të pafajshëm”, ka thënë Veseli.
Kryetari i PDK’së, ka thënë se ata që kanë pikëpytje ndaj atyre që kanë luftuar kur do dhe si të duan ata janë këtu.
“Ne jemi krenar me luftën tonë, e kemi shporrur Serbinë s’ka më Serbi, çdo luftëtar i UÇK’së është krenar, ndërsa ata që kanë pikëpyetje ndaj neve që kemi luftu që ku jemi, kur dojnë qysh dojnë ktu jemi”, ka thënë Veseli.
Ndërsa të njëjtat deklarata i ka përsëritur edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai ka thënë se kushdo që ka diçka me ta janë aty.
“Siç e tha kryetari Veseli, kushdo që ka diçka me neve na jemi këtu dem baba dem do të jemi”, tha Lladrovci.