Veseli: Serbia do të përgjigjet për vrasjen e vëllezërve Bytyqi dhe gjenocidin e kryer në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kriminelët serb do të përgjigjen para drejtësisë për gjenocidin e kryetlr në Kosovë.

Në 20 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ata u vranë pabesisht nga kriminelët serbë.

“Ylli, Agroni dhe Mehmeti, tre vëllezërit Bytyqi, lanë jetën e qetë në Amerikë dhe dëgjuan thirrjen e atdheut për çlirim. Sot bëhen 20 vjet nga dita kur ata u vranë pabesisht nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb. Drejtësia për këta trima dhe për mijëra viktima të gjenocidit serb në Kosovë kurrë nuk do të mund të shmanget. Ajo ka për t’u vendosur gjithsesi. Lavdi heroizmit të vellezërve Bytyqi dhe gjithë heronjve të kombit tonë”, ka shkruar Veseli.

Share This Article